Ndërsa vetë Ilir Meta e ka prezantuar publikisht Petrit Vasilin si personin që do marrë në dorë frenat e LSI-së pas çlirimit të tij nga të gjitha funksionet në parti, pritet që nesër kjo forcë të mbledhë e Konventën Kombëtare, ku do të votohet zyrtarisht për kryetarin e ri.
Sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit, konventa e LSI-së pritet të mblidhet të mërkurën në orën 16:30 në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
“Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë. Konventën, që do të zhvillohet të mërkurën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, znj. Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës”,- sqaron LSI-ja.