Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ish-Kryeministrin dhe ish-kryetarin e PD Sali Berisha, para mbledhjes urgjente të grupit parlamentar demokrat.
Takimi mes Berishës dhe Bashës zhvillohet në zyrën e ish-Kryeministrit.
Ndërkohë, sot pritet të ketë zhvillime politike pasi Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë pranuar ftesën e Presidentit Bujar Nishani për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike.