Gazeta e njohur greke, “Kathimerini”, shkruan se Athina po vëzhgon me kujdes zhvillimet e fundit në rajon siç janë ato në Maqedoni, por edhe në Shqipëri.
Mes të tjerave në një shkrim të fundit të saj është komentuar edhe zgjedhja e Ilr Metës si presidenti I ri I Shqipërisë. Sipas “Kathimerinit”, Greqia ndjehet më e lehtësuar pas zgjedhjes së Ilir Metës si president,
“Lidhur me Shqipërinë dhe pretendimet e komunitetit çam ndaj Gerqisë, shqetësimet e Athinës janë lehtësuar disi nga qëndrimi i moderuar i presidentit të ri shqiptar, Ilir Meta, i cili ka ndihmuar në krijimin e kanaleve të komunikimit me qeverinë greke pas qëndrimit më armiqësor të kryeministrit Edi Rama,” shkruan mes të tjerave gazeta në një analizë për situatën në rajon.