Një ditë e ngjeshur me zhvillime dhe takime të rëndësishme ka qënë kjo e sotmja që vazhdon të jetë ende në vazhdimësi.
Paraditetn e sotme në një tryezë të thirrur nga Presidenti Nishani u takuan për të negociuar dy krerët e partive më të mëdha të vendit, Kryeministri Rama dhe kreu u PD Basha.
Pas këtij takimi që zgjati për rreth 3 orë nuk u bë publike asnjë informacion përvec faktit se po vazhdojnë negociatat për të zgjidhur ngërcin politik.
Pas përfundimit të takimit në president Kryeministri ka shkuar në ambjentet e restorantit “Xibraku” ku po zhvillohet një takim me kandidatët e PS dhe ata deputetë të cilët nuk do të jenë në listat e kandidatëve, dhe prej atje ka shkuar në një takim me urgjencë më ambasadorët e akredituar nga BE, SHBA, OSCE.