Ka përfunduar pa marrëveshje edhe takimi i dytë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në presidencë.
Në një prononcim për mediat, Rama se ishin në të njëjtin pozicion që ishin dje dhe shtoi se kishte propozuar që PD të propozojë një zv/kryeministër dhe tre zv/ministra, por jo nga radhët e partisë opozitare.
Propozova që të ngrihet një task-forcë për monitorimin me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve.
“Një ofertë tjetër nuk kemi dhe nuk do ta kemi,” tha Rama, duke shtuar se me sa kishte kuptuar ai, oferta nuk ishte pranuar nga Basha, megjithëse “me tepër do të flasë kryetari i opozitës.”
Sa i përket propozimit tjetër për votimin elektronik, kam propozuar që një ministër i propozuar nga PD- të bëhet pjesë e qeverisë dhe të përgatisë projektin për votimin e elektronik, për zgjedhjet e ardhshme.
Sa i përket zgjedhjeve, ato janë me 18 qershor. Kohë shumë nuk ka, jemi në limitet e kohës.
https://www.facebook.com/reporttval/videos/764210830406489/
https://www.facebook.com/