E vrau vjehrri me levë se nuk i shërbente mirë, përcillet në banesën e fundit nëna e dy fëmijëve

0
171

Familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët ende të shokuar nga ngjarja, i kanë dhënë lamtumirën e fundit 42-vjeçares Vera Tota, e cila u vra barbarisht nga vjehrri i saj një ditë më parë. Askush nuk e kupton ende veprimin e të moshuarit i cili vrau nënën e dy fëmijëve, nusen e djalit, me të cilën kishte vite që jetonte nën një çati.

 

 

“News24” ka udhëtuar në fshatin Zhejë në Kurbin, drejt banesës ku ndodhi krimi që tronditi jo vetëm familjen, por edhe opinionin publik.

Fqinjët e gruas së ndjerë nuk shprehen para kamerave, por flasin me respekt për 42-vjeçaren të cilën e njihnin si një grua të urtë dhe punëtore.

I moshuari Ndoc Tota ka rrëfyer në polici se nusja nuk e respektonte dhe se me të kishte konflikte të vazhdueshme. Duke shprehur pendesë për vrasjen ai ka thënë se situata i doli jashtë kontrollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here