Për të dëshmuar se sa të shkëputur janë sot njerëzit nga jeta shoqërore, fotografi Eric Pickersgill ka publikuar një seri të fotografive nga jeta e përditshme e njerëzve, por me një ndërhyrje-ai i ka larguar nga fotografitë të gjitha pajisjet elektronike.
Projekti i quajtur “I largët” u nis dhe u frymëzua nga një ditë që ai kaloi në një lokal, duke shikuar të gjithë njerëzit që shpenzonin kohën në pajisje elektronike, përcjell gazetametro.net
Fotografitë e tij janë shumë mbresëlënëse, e deri diku edhe të dhimbshme.
Më poshtë mund të gjeni disa nga pamjet që ai ka publikuar në faqen e tij të internetit.