Vetëm pak çaste pasi njoftoi hapin e radhës që do të ndërmarrë opozita dhe shqiptarët e bashkuar, lideri i PD-së, Basha ka mbledhur urgjent krerët e demokratëve në rrethe për detajet e protestës.
Burime nga PD bëjnë me dije se protesta masive popullore do të jetë në Tiranë, më 13 maj, në orën 12:00.
“Në mbledhjen me krerët e degëve dhe funksionarët e lartë të partisë, PD vendosi të mbajë protestë popullore të shtunën, datë 13 maj, në orën 12:00, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’- njofton PD.