Bregu i doli kundër për zgjedhjet, Basha: Kjo betejë nuk bëhet për ne, po për të drejtat e qytetarëve për

0
298

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përgjigjur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me daljen kundër të deputetes demokrate Majlinda Bregu.

 

 

“Nuk besoj se zgjedhjet që nuk zhvillohen duhet të konsiderohen fitore, apo kur Rama i la pa bukë qytetatrët, ne të bëjmë mosbindje civile.  Vazhdimi i mosbindjes civile nuk e bën PD më të madhe, shpresoj që ky shqetësim të mos jetë vvetëm i imi, se nuk kam hallin e kryetarit të PD, apo timin, por demokratët të cilët nuk do gjenden të përfaqësuear, Nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje. Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni ,” tha Bregu pak më parë

Ndërsa kryeopozitari Basha tha se ai nuk ka marrë asnjë kritikë në lidhje me vendimet e marra deri më tani.

“Kjo betejë nuk bëhet për ne, për karriget tona, po për të drejtat e qytetarëve për të votuar të lirë nga krimi. Dua të sqaroj për herë të 12, që PD nuk ka marrë e nuk do marrë për bojkot të zgjedhjeve. Kjo betejë bëhet për të marrë pjesë në zgjedhje, që shqiptarët të zgjedhin, por të lirë ama. Ato që do bëhen në 18 qershor nuk do jenë zgjedhje, por proces monist të diktuara nga krimi e droga. Me 18 qershor votime moniste pa opozitën nuk do të ketë. Asnjë kritikë nuk kam marrë, është shprehur një mendim nga një anëtare. Mendimet do të rrihen, kjo parti ekziston prej mendimeve që thuhen por pastaj merren vendimet. Është shprehur një mendim në një premisë të gabuar dhe në mënyrë unanime kemi thënë nuk ka bojkot zgjedhjesh, por luftë totale paqësore për të mos lejuar marrjen peng të zgjedhjeve nga droga. Zgjedhje fasadë nuk do të ketë,” tha Basha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here