Plagosi me armë boksierin e Vllaznisë, identifikohet autori. Policia në kërkim të 21-vjeçarit

0
219

Një ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa, policia ka identifikuar autorin. Ai është 21-vjeçari me inicialet V.K, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

 

 

Ngjarja ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:50 në vendin e njohur si “Ura Dervishbeg” në qytetin e Shkodrës, teksa boksieri i njohur shkodran po dilte nga një berber.

Nga sa u raportua një ditë më parë, i riu lëvizte me motor, dhe kur i është afruar 32-vjeçarin e ka qëlluar me armë zjarri në pjesën fundore të shpinës duke u larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë shuma gjurmë.

Menjëherë Nelson Hysa është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë. Pak kohë pas ngjarjes burime pranë spitalit të Shkodrës bënë me dije se boksieri shkodran, i cili u plagos me dy plumba, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here