Dokle dhe Dade i bashkohen LIBRA-s? Ja përgjigja e Blushit

0
443

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në një komunikim me gazetarët ka konkretizuar idetë duke thënë se synon të tërheqë me vete të gjithë të zhgënjyerit nga partitë kryesore PS dhe PD.

 

 

“E kemi deklaruar veten si parti qendre. Duam t’i japim një mundësi dhe një shpresë të gjithë atyre që s’kanë një alternativë por edhe të pakënaqurve nga PD dhe PS”,- ka thënë ai.
Blush
Nisur nga kjo, gazetarët e kanë pyetur nëse do t’i bashkohen LIBRA-s Namik Dokle dhe Arta Dade, të cilët Rama nuk i përfshiu në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndonëse nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të jenë apo jo pjesë e LIBRA-s, Blushi sqaroi: “Ata janë miqtë e mi dhe si ata ka shumë socialistë të zhgënjyer por edhe demokratë”.

Kreu i LIBRA-s deklaroi ndër të tjera se ka ardhur koha që figurat e vjetra politike të largohen. Me të vjetër ai iu referua si ish-kryeminstrit Sali Berisha, por edhe Ramës e Metës.

“Unë jam opozitar, 12 vite në opozitë, opozitari me kohë më ta gjatë. Nuk kam qenë as burokrat as doganier, kam qenë shkrimtar. Nuk jam i vjetër. Të vjetër në politikë janë Rama, Meta e Berisha”, – tha Blushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here