Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta merr urime nga Presidenti i Çekisë Milos Zeman

0
187

Nuk kanë të ndalur urimet për Presidentin e ri Ilir Meta. Urimet e rradhës nga Presidenti i Çekisë, Milos Zemas. Kreu i Shtetit, Çek në urimet e tij ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“I nderuar z. President

Më lejoni, t’Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen Tuaj.

Është kënaqësi për mua që marrëdhëniet midisi dy vendeve tona janë miqësore, pa probleme, dhe që zhvillohen në mënyrë të suksesshme në shumë fusha. Shpreh bindjen time që kjo frymë pozitive do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe që ne të dy, në funksionet tona presidenciale, do të kontribuojmë në fuqizimin e saj.
Me kënaqësi, z. President, do t’Ju uroja shëndet të mirë dhe shumë suksese në jetën Tuaj profesionale dhe private

Me respekt

Milos Zeman
President i Republikës Çeke”, shkruhet në letrën e urimit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here