PS premton 220 mijë vende të reja pune, Basha, Ramës: Po ato 300 mijë ku i ke?

0
231
Foto: Hamza Hatika

Në një kohë kur Partia Socialiste mban Kongresin e saj elektoral në Durrës, ku po shpalosen të gjitha premtimet për zgjedhjet e 18 qershorit, vjen dhe një përgjigje nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Nga ‘çadra e lirisë’, lideri i opozitës, iu kundërpërgjigj Ramës, duke shtuar se ky i fundit nuk ka mbajtur asnjë premtim.

“Lufta që krimi i organizuar, droga, duke shkatërruar ekonominë, mirëqenien, vendet e punës, me arrogancën, shëndetësinë me koncensione abuzive. Vulat me të cilën duan që të asgjësojnë Shqipërinë, duke e kthyer me bujkrobër, është asgjësimi i zgjedhjeve të lira. Rama, i trembet gjykimit popullor me votë, pasi nuk ka asnjë përgjigjeje për pyetje më të thjeshta që u drejton qytetarëve.
Ku e ke 300 mijë vendet e reja të punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku e ke uljen e tvsh me 6 përqind?”, tha Basha.

Ditën e sotme deputeti i PS-së, Erjon Braçe pohoi se PS do të mbajë premtimin për krijimin e 220 mijë vende të reja pune pas 18 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here