Tërmetet ‘godasin’ Shqipërinë, 4 brenda ditës. Ja epiqendrat (FOTO)

0
439

Që orët e para të mëngjesit deri në mesditë në vendin tonë janë ndjerë katër lëkundje tërmeti, ndërsa më e forta raportohet të ketë qënë 3,6 ballë.

 

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet e para të Tërmetit janë ndjerë në juglindje të vendit, në Prrenjas, me magnitudë 2,6 ballë, që është ndjerë edhe në qytete si Pogradeci e Korça. Ndërsa një orë më vonë një tjetër tërmet me 2,5 ballë është ndjerë në Shkodër.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit është regjistruar një tjetër tërmet me epiqendër në fshatin Ibë të Tiranës, 2,7 ballë.

Ndërsa i katërti është ndjerë rreth orës 13:00 sërish 2 km në jug të Prrenjasit dhe raportohet të ketë qënë më i fortë se të tjerët 3,6 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here