Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur sot ditën me një status kushtuar një personi shumë të veçantë dhe të përzemërt për të.
Në ditën e kushtuar prindërve, kryemadhi i ka kushtuar një mesazh prekës dhe emocionues, nënës së saj, Fatimes.
Statusi i plotë në facebook:
“Ky përqafim konkuron dhe ngrohtësinë e diellit. Kjo është Fatimja, mami im, njeriu i palodhur dhe që nuk ankohet kurrë. Çdo ditë i jam mirënjohëse për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që më ka dhënë çdo moment të jetës time. Por sot, në ditën e kushtuar prindërve, dua t’i kerkoj ndjesë për të gjitha herët që e kam neglizhuar për shkak te punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ka kaluar me problemet tona. Si çdo nënë je më e mira në botë për fëmijët e tu, mua dhe Drinin. Dhe ne te duam më shumë se botën, ndonëse bëjmë gabim që nuk ta themi çdo ditë. Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës