DETAJE/ Protesta e opozitës nesër, ora dhe vendi i grumbullimit

0
311

Nesër, pas 84 ditësh protestë në çadrën para Kryeministrisë opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste masive në kryeqytet, që vjen pas dështimit të asaj të Kavajës dhe në një kohë që mazhoranca ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit, pa pranuar qeverinë teknike.

 

 

Oranews mëson se skenari i protestës së nesërme nuk do të ndryshojë shumë nga ai i 18 shkurtit.

Protestuesit pritet të grumbullohen rreth orës 11:30 në sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë.

Ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar nga të rinj do të marshojë nga selia blu, në bulevardin “Zhan Dark”, për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard para hotel “Dajtit”, ku bashkë me ta do ti drejtohet sheshit para kryeministrisë.

Në podiumin e vendosur para asaj që është pagëzuar nga protestuesit si “çadra e lirisë”, do ngjiten qytetarë për të përçuar problemet e tyre, ndërsa mesazhet e fundit politike, bashke me mënyrën se si do vazhdoje protesta, do të jepen nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

E për të arritur tek kjo ditë me pjesëmarrje masive, mësohet se deputetët, kryetarët e degëve dhe strukturat janë angazhuar në takime me qytetarë derë më derë, për ti ftuar nesër në shesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here