“Edhe pse ka qenë shumë e vështirë kemi mundur që të zbulojmë një nga 300 mijë vendet e punës që u premtuan 4 vite më parë, nga qeveria e ‘suksesshme’”
Qeveria ka nisur fushatën elektoral të zgjedhjeve që pritet të mbahen në 18 qershor, edhe pse si asnjëherë më parë do të jetë vetëm me një lojtar dhe jo me dy siç ndodh gjithmonë kur ka sfida. Fushata elektorale këtë vit nisi nga Durrësi me fjalime pompoze dhe premtime të pa imagjinueshme. Një premtim që është përsëritur aq herë sa ishte numri i të punësuarve që u premtuan në vitin 2013, u përsërit sërish nga kryeministri dhe vartësit e tij. Bëhet fjalë për premtimin e famshëm të 300 mije vendeve të punës që nuk u panë asnjëherë, se kush i zuri ose nuk do të kemi qenë profesionist aq sa duhet ne të tjerët që jemi ende pa punë. 300 mije vende pune u premtuan në 2013, por këtë herë qeveria (pasi e “realizoi plotësisht” këtë premtim) e uli pak stekën e premtimit duke e çuar në 220 mije. Në fjalimin hapës së fushatës ministri më i “suksesshëm” Arben Ahmetaj, përsëriti edhe njëherë suksesin e tij dhe premtoi se në katër vitet e ardhshme do të hapen dhe 22o mijë vende të reja pune, ku të gjithë mund të punësohen por vetëm me një kriter të jenë profesionist. Puna ka por duhen profesionist. Edhe pse ka qenë shumë e vështirë kemi mundur që të zbulojmë një nga 300 mijë vendet e punës që u premtuan 4 vite më parë. Fotoja që shihni është bërë në një nga rrugicat që kërkojnë punë në Tiranë. Ky i ri, në pamundësi për të gjetur një punë mundohet që të nxjerr bukën e gojës duke kërkuar mbetje të ndryshme në kazanë, por edhe metale dhe plastik që ti shes në të zezë, dhe të mos zbulohet nga policia se mund të shkoj dhe në burg për vjedhje të shtetit. Si ky i ri që punën e tij ka kërkimin e mundimshëm në kosha ka dhe shumë të rinj dhe të vjetër të tjerë që nuk mundën të kapnin një nga 300 mijë vendet e para të punës pasi kishte të tjerë “më të zotë” se ta. Por u themi që të mos mërziten se qeveria do të hapi edhe 220 mijë vende të reja të pune në 4 vitet e ardhshme, por vetëm duhet që ta votoni, ose dhe mos e votoni fare se vetëm ajo po konkurron në zgjedhje të paktën deri tani.