Policia e Kavajës arrestoi një 35 –vjeçar që kërcënonte ish – të dashurën e tij se do t’i publikonte disa foto intime nëse ajo nuk do t’i jepte një shumë të konsiderueshme parash. Në pranga ra Mentor Leçini, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”
Sipas policisë, ai ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qënë në banesën e saj ka arritur të siguroj dhe foto intime të pjestarve të tjerë të familjarëve të shtetases R. K.
Prej disa javësh shtetasi Mentor Leçini, duke e kërcënuar vëllain e shtetases R. K, se nëse nuk i dorzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.
Pas kësaj, vajza dhe vëllai i saj kanë bërë denoncim në polici.
Efektivët e policisë kanë organizuar një takim me Leçinin, i cili do të merrte paratë nga vëllai i vajzës.
Ai i ka dhënë 100.000 lekë të reja dhe një telefon, të cilat iu gjetën disa minuta më pas nga policia.