Senatori italian jep këshilla për protestën, Basha: Të gjithë nesër në sheshin e historisë!

0
203

Një ditë para protestës së opozitës çadrën e protestës e ka përshëndetur edhe senatori italian, Lucio Malani i cili ka dhënë porosi të qarta për protestën e nesërme, duke kërkuar pikë së pari shmangien e dhunës.

 

 

Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme ju duhet të bëheni shembull për ata që do vijnë. Armiqtë do presin për akte të gabuara, për ndonjë incident, ju duhet ta ndaloni që kjo të ndodhë. DForcja juaj është të qenit në anën e të drejtës

“Ju po luftoni për lirinë tuaj dhe ne jemi afër jush. Diferenca mes diktaturës dhe demokracisë s’është që në diktaturë votohet dhe në demokraci nuk votohet, në demokraci dihet kush fiton pas zgjedhjeve, në diktaturë dihet fituesi para zgjedhjeve. Duhet të jenë rregulla shumë të qarta që nuk marrin votën me zor. S’duhet të jenë zgjedhje me një parti, që të mos ketë pastaj diktaturë. Jeni këtu për 12 javë, jeni heronj të vërtetë. S’e di sa vetë mund të jenë me kaq kurajë të rezistojnë kaq shumë. Në shumë vende ku liria ka kushtuar shtrenjtë nuk e di a mund të kishte njerëz të tillë si Basha që lufton për këto të drejta. Nesër do jetë më thonë manifestimi më i madh i shqiptarëve në këtë shesh. Ju që jeni këtu duhet të jeni si shembull për ata njerëz të tjerë që do vijnë këtu. Kundërshtarët shpresojnë që do ketë tensione dhe incidente por ne s’duhet ta lejojmë këtë s’duhet të ketë tensione nesër. Forca juaj është forca e të qenit në anën e duhur, në anën e drejtësisë. Se liria kalon nga shteti në shtet, por edhe diktatura mund të kalojë nga shteti në shtet”, u shpreh ai.

Nga ana e tij kryedemokrati Basha e cilësoi senatorin italian si një nga miqtë e vërtetë të shqiptarëve dhe bëri thirrjen e fundit për të gjithë ata që duan t’i bashkohen nesër protestës së opozitës.

“Mesazhet e miqve të Shqipërisë, e miqve të vërtetë kanë qenë e do të jenë mesazhet për betejën tonë për liri, për zgjedhje të lira e të ndershme, për betejën tonë të përbashkët pa të cilën nuk mund të ketë Shqipëri Europiane. Bashkimi më i madh i shqiptarëve vërshon nesër. Republika e Re Europine vjen nesër”,- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here