Pak para nisjes së protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një set fotografish nga hapja e sezonit turistik në Vlorë dhe nga Lungomare.
“Miremengjes dhe dhe ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë kolazh fotosh nga java e çeljes së sezonit turistik në Vlorën që po rilind, më tërheqëse dhe mikpritëse se asnjëherë” shkruan Rama.
Nuk dihet me saktësi se ku do të jete kryeministri sot gjatë protestës së opozitës. Dje është raportuar se në axhendën e tij ishte parashikuar që ai të merrte pjesë në Bienalen e Venecias, ku do të prezantonte si artist me koleksionin e tij të vizatimeve “të zyrës”.