Shumë njerëz janë të fiksuar pas parfumeve, erërave të tyre. Por nëse do ju duhej një freskim i vogël, apo keni vendosur të mos bëni dush në këmbim të disa minutave më shumë gjumë, një shishe fragrance do të bënte ndryshim të madh.
Por teksa vera po vjen, ne e gjejmë veten gjithnjë e më shumë në aromën tonë të preferuar. Askush nuk dëshiron të kalojë verën në gjendje paranoje se mund të mbajnë erë të keqe, por nëse dëshironi të hidhni parfum para se të dilni nga shtëpia duhet të mendoheni pak.
Kombinimi i parfumit apo pasrrojës dhe ekspozimi në diell është një lajm i keq.
Të hedhësh parfum apo pasrrojë në gjoks dhe qafë dhe të dalësh menjëherë jashtë në diell shkakton një sëmundje të lëkurës së quajtur Pikiloderma of Civatte. Shfaqja e saj është tek ngjyra e lëkurës, qoftë hiper apo hipopigmentim dhe kapilarë të thyer”, thotë dermatologia Chanele Rosa për The Sun.
Ndoshta nuk keni dëgjuar më parë për këtë, por ajo mund të ndodhë jo më shumë si rezultat i parfumit, se sa dalja në rrezet e diellit. Chanele shpjegon edhe dëmet që ndodhin nga përdorimi i tharëeses së flokëve apo përdorimi i Saunës.
“Përdorimi i saunës, avullit apo mbajtja e tharëses së flokëve shumë afër fytyrës mund të shkaktoj shfaqen e venave të vogla. Kjo është si rezultat i nxehtësisë së këtyre pajisjeve.
Duket se jeta moderne vjen me një sërë rreziqesh për lëkurën tonë. “Ekranet e televizioneve, laptopëve, celularëve gjithashtu janë të dëmshme për lëkurën për sa kohë emëtojë dritën blu të njohur si HEV që është e rrezikshme, po aq sa dëmtimet nga dielli”, vijon Chanele. Dermatologët thonë se trajtimi më efektiv është përdorimi i ekranit mbrojtës, i cili duhet të jetë të paktën SF30. / Top Channel