Paralajmërimi i Europol: Bota nesër mund të përballet me një sulm kibernetik të pandalshëm

0
273

Sulmi kibernetik i së premtes i ka prekur më shumë se 200.000 persona në 150 vende të botës, njofton shefi i EUROPOL-it, Rob Ëainëright.

Duke folur për televizionin britanik ITV, Rob ka thënë se bota është duke u përballur me një kërcënim të përshkallëzuar.

Ai ka ngritur shqetësime për nivelin e sulmeve të mundshme të hënën në mëngjes. Virusi i së premtes e ka marrë kontrollin e dosjeve të përdoruesve duke kërkuar pagesa. Rusia dhe Britnia e Madhe ishin në mesin e vendeve të goditura më së keqi nga ky virus.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se një sulm tjetër është i pashmangshëm dhe mund të jetë i pandalshëm.

Rob ka thënë se është i shqetësuar se numri i të prekurve mund të rritet kur njerëzi të rikthehen në punë të hënën në mëngjes.

“Jemi përballë një kërcënimi të përshkallëzuar, numri po rritet,”- ka thënë Ëainëright. Ai ka shtuar se sulmi ishte i paparë deri më tani, transmeton Express.

“Jemi duke i kryer rreth 200 operacione globale kudër krimit kibernetikë çdo vit, por kurrë nuk kemi parë diçka të tillë. Nga sulmi i fundit janë prekur 200 mijë persona në 150. Shumë nga viktimat do të jenë biznesmen, përfshirë korporata të mëdha,” – u shpreh Ëainëright

Megjithatë, sipas shefit të Europol, deri tani vetëm disa pagesa janë bërë nga viktimat e sulmit të së premtes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here