Meta: Politikën ta marrin në dorë të rinjtë

0
186
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta mori pjesë në disa takime në qytetin e Vlorës,ku theksoi se fuqia më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve ndaj mbështetja për ta nuk duhet të jetë e pandalshme.

“Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjshmëria e tyre te serioziteti i tyre dhe njëkohësisht duhet t’i japim krahë ëndrrave të tyre. Fuqia me e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve”,- tha Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë duhet të marrin në dorë politikëbërjen në Shqipëri.

“Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante më përfshirëse, më bashkëpunuese dhe më të mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here