Një vajzë adoleshente ndërroi jetë mesnatën e sotme në spitalin privat Continental.
Frika se në spitalet shtetërore mund të vdesësh nga mungesa e pajisjeve, nga mungesa e medikamenteve, nga mungesa e specialistëve nëse të qëllon të jesh nga rrethet dhe jo nga Tirana i detyron familjarët të zgjedhin spitalet private.
Ftamirësisht dhe fatkeqësisht që ekzistojnë. Fatkeqësisht se këto spitale janë të pa kontrolluara nga strukturat shtetërore.
Duket se qeveria kenaqet me koncensionet e pamasa ndaj privatit dhe show-n mediatik te kushteve moderne por realiteti është ky: Humbasin jetë!
Si për ironi të situatës, Kryeministrit Rama i qëlloi të bëjë postimin e ditës po për shëndetësinë. Por jo të komentojë këtë tragjedi, por të reklamojë edhe një herë shëndetësinë që sipas tij është ajo që duam. Nuk dihet nëse z. Rma ka qënë në dijeni apo jo të tragjedisë, në të kundërt ky postim i tij nuk mund të quhet vetëm i pa vend, por edhe tallës me jetën e njeriut.