Vetëm pak sekonda përpara se të përfundonte thuajse e shpërfytyruar, Rebecca bëri këtë foto.
Kjo është historia e një 23 – vjeçareje, e cila po provonte për herë të parë në jetë një udhëtim me balonë në qiejt e Northamptonshire, kur u përplas me një shtyllë elektrike dhe balona shpërtheu në flakë.
Rebecca Fry pësoi djegie të rënda në fytyrë, këmbë, duar e kurriz.
Ajo mësohet se ishte e vetmja pasagjere në udhëtimin në fjalë. Piloti 64 – vjeçar që ndodhej ngjitur me të nuk pësoi asnjë dëmtim.
23 – vjeçarja qëndroi për 4 javë e shtruar në një spital në Birmingham.