Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi se forca që ai drejton mbështet pikë për pikë paketën ‘McAllister’. Pak pas përfundimit të tryezës ku palët politike u ulën për dialog për zgjidhjen ngërçit politik, Vasili tha se kjo paketë duhej të ishte pranuar me kohë.