Ilir Meta: Ka ardhur koha që të rinjtë të flasin dhe të vendosin vetë për veten e tyre

0
138

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Korçë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj force politike. Në këtë takim morën pjesë Z.Ilir Meta, Z.Edmond Panariti i cili kryeson listën e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si edhe kandidatë të tjerë të LSI.

Z.Ilir Meta u shpreh i kënaqur nga mikëpritja e qytetit të Korces, një vend me vlera për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Krahas kësaj ai i vuri theks vendimarrjes së të rinjëve në politikë. Në fjalimin e tij Z.Meta u shpreh se të rinjtë janë jo vetëm e ardhmja e vendit, por tani është pikërisht koha për të vendosur vetë ata për veten e tyre.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Eshte koha që të rinjtë të flasin dhe tëvendosin vetë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë. Të rinjtë janë gjithçka për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Korça është qyteti i arsimit, është qyteti i dijes, është qyteti që bën çdo gjë për një të ardhme të ndritur për fëmijët dhe për të rinjtë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here