Ka parfunduar me marrëveshje takimi i gjatë i negociatave mes kreut të PD Lulzim Basha dhe Kryemintrit Edi Rama.
Së bashku dy eksponentët kryesorë kanë dalë para medias duke komunikuar dakordësinë për paketën McAllister+.
Detajet do të tregohen 24 orët e ardhshme bëri me dije kreu i opozitës Basha.
Pas kësaj Badha dhe Rama u ndanë me një shtrengim duarsh, një gjest i rrallë ky në politikën shqiptare.
Mësohet se në Cadrën e Lirisë ka shkuar pas këtij takimi kreu i PD Lulzim Basha i cili u orit me brohërima dhe me këndimin e himnit kombëtar.
Ecuria
____________
Ka mbi tre orë që Lulzim Basha dhe Edi Rama ndodhen mbyllur në një prej zyrave të Kryesisë së Kuvendit duke biseduar për zgjidhjen e krizës politike, aq me tepër se sot me datë 18 maj, fiks një muaji nga data ligjore e zgjedhjeve parlamentare, zyrtarisht dhe ligjerisht ka filluar fushata zgjedhore. Por opozita nuk pranon për datën 18 qershor. Ka pranuar pa kushte votimin e Vettingut dhe futjen në zgjedhje, por jo në datën 18 qershor. Ndërkohë që LSI e PDIU pranuan si datë të mundshme 16 korrikun, PS akoma nuk pranon. E shumta kryeministri ka pranuar në takimin me partitë parlamentare, mbrëmë vonë, se mundet te zhvillohen në fund të qershorit.
Edi Rama ka kërkuar nga mbledhja me partitë parlamentare që ata të dy, pra me Lulzim Bashën, të rrijnë kokë me kokë për gjetjen e zgjidhjes.
Takimi vazhdon. Asnjë informacion nuk ka dalë deri tani nga takimi.