Ka përfunduar mbledhja 60 minutëshe e kreut të PD-së, Lulzim Basha me krerët e partisë nëpër rrethe.
Burime nga selia blu thanë se Basha ka dhënë porositë për krerët që të mobilizohen dhe të nisin fushatën zgjedhore.
Ai ka kërkuar edhe propozime për emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë që do të emërohen.
Gjithashtu kreu i PD-së ka kërkuar nga krerët e rretheve që sa më shpejt të sjellin edhe propozimet me emra për kandidatë për deputetë në të gjitha zonat.
PD-ja pritet që shumë shpejt të bëjë publike listën e kandidatëve për deputetë në të gjithë Shqipërinë.