Deputetja e LSI sulmon Ramën: U lodhëm me Kryeministra arrogantë, Vasili është i duhuri

0
204

Deputetja Kejdi Mehmetaj është shprehur e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të shpallet fituese në zgjedhjet e 25 qershorit.

“LSI nuk është një parti e vogël, kemi dyfishim të rezultatit tonë, jemi të sigurt që LSI do të dalë forcë e parë”tha për Report Tv Kejdi Mehmetaj.

Sipas saj, LSI do të dalë forcë e parë, pasi vendi është lodhur duke pasur kryeministra arrogantë, kokëfortë dhe se ka ardhur koha që ato të zëvendësohen me një figurë politike si Petrit Vasili.

“Vasili është e vetmja figurë serioze për të qenë kryeministër. Vendi nuk ka nevojë për figura politike arrogantë, kokëfortë por si Vasili të qetë e seriozë”, tha Mehmetaj.

E ftuar në studion e Report Tv, deputetja e LSI ka komentuar edhe mundësinë për një koalicion të mundshëm PD-PS pas zgjedhjeve. Mehmetaj u shpreh se ky koalicion i mundshëm i cili po përflitet kohët e fundit nuk e komplekson LSI, duke u shprehur se për ta nuk ka shumë rëndësi se cila do të jetë qeveria e ardhshme.

S’ka rëndësi si do jetë qeveria e ardhshme, e rëndësishme është procesi zgjedhor sipas standardeve. Nuk na komplekson një koalicion PD-PS, unë u them që duhet të dalin në terren më shumë, të njihen me njerëzit”, tha Mehmetaj.

Për sa i përket marrëveshjes Rama- Basha të arritur dy ditë më parë, deputetja e LSI është shprehur se nëpërmjet saj të gjithë mund të shohin qartë se cilat kanë qenë interesat e vërteta të protestës së opozitës. Ajo tha se mbetet për t’u parë nëse në ato 7 ditë që janë shtyrë zgjedhjet, do të mjaftojnë për të realizuar kauzat që kërkonte PD.

“Më në fund të gjithë mund të shohim qartazi se cilat janë interesat vetjake që janë luajtur. Shpresoj ajo një javë që është shtuar të shërbejë për të luftuar për të arrirë ato kauzat që PD kërkonte. Është një kohë e mirë që të gjitha partitë do të futen në garë”, u shpreh Mehmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here