Borxhi 10 mijë franga, shqiptari i vë armën në kokë mikut por rrezikon…

0
204

Një shqiptar nga Kosova 36 vjeç po përballet me shumë akuza, ndërsa rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burg. Ai është arrestuar katër vjet më parë. Në total ai ka 11 shkelje të ligjit dhe prokurori Thomas Keller ka shumë punë me të, shkruan “Zurich Unterländer”.

 

Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatën e Qarkut në Dielsdorf dhe pritet të zgjatë rreth një javë. Akuzat më të rënda janë tentativë për vrasje dhe rrezikim të jetës, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja kishte ndodhur në verën e vitit 2011 kur në bodrumin e një restoranti shqiptari kishte hyrë me një pistoletë me 20 fishekë. Pasi të gjithë e njihnin, ai e kishte vënë armën në një qese plastike.

Shqiptari, kishte shkuar për të takuar një mik, i cili i kishte borxh 10 mijë franga, por ai kërkonte edhe kamatën prej 15%.

Megjithatë, miku i ka thënë se nuk e ka këtë shumë të parave dhe kjo e ka ‘tërbuar’ 36-vjeçarin nga Kosova, i cili e goditi me grusht në kokë, por kjo nuk ka mjaftuar.

Ata kanë shkuar në një vend tjetër, ku 36-vjeçari ka qëlluar në mur me armë, për t’i treguar se kërcënimi ishte i vërtetë. Ngjarja ka ndodhur në prezencë edhe të dy personave të tjerë.

Për shkak të kësaj ndaj tij janë dy akuza të rënda: e para ‘vrasje në tentativë’, pasi ka dashur kokën e tij dhe rrezikim të jetës.

Prokurori Thomas Keller ka kërkuar 15 vjet për këtë dhe të gjitha veprat tjera por shqiptari këmbëngul se është i pafajshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here