Partia Demokratike ka publikuar sot listën me emrat e krerëve të grupeve të punës që do të merren me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në 12 rrethe të vendit.
Sipas PD, afro 1700 individë janë propozuar nga më shumë se 23 mijë qytetarë në aplikacionin online, në faqen zyrtare të PD dhe afro 1500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozitës me 18 shkurt.
- Shkodër – Edi Paloka
- Lezhë – Arben Ristani
- Kukës – Dhurata Çupi
- Dibër – Ervin Salianji
- Durrës – Florion Mima
- Elbasan – Albana Vokshi
- Fier – Flamur Noka
- Berat – Tritan Shehu
- Korçë – Edmond Spaho
- Vlorë – Grida Duma
- Gjirokastgër – Gent Strazimiri
- Tiranë – Aldo Bumçi