Trupi i pajetë i një gruaje shqiptare është gjetur dje në ujërat e Riminit në Itali.
Sipas mediave italiane, kufoma i përket një 35 vjeçareje, por identiteti i saj nuk dihet.
Hetimet e para, flasin se kemi të bëjmë ne një vetëvrasje.
Trupi është pikasur në ujërat e plazhit të San Giuliano-s nga disa kalimtarë që kanë lajmëruar më pas policinë.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.