Një kaos i madh është krijuar ditën e sotme në rrugën nga Fieri në Vlorë për arsye ende të panjohura.
Të shumta janë automjetet që kanë krijuar radhë të gjata dhe po presin të hyjnë në Vlorë, duke bërë që vargu në autostradë të jetë tepër i madh, siç duket edhe në videon e mëposhtme.
Problemi nis që në bulevardin kryesor të Fierit, ku automjetet janë bllokuar për rreth një orë e 30 minuta.
Ndërkaq, trafiku ka vijuar edhe në rrugën Transballkanike në qytetin bregdetar.
“Bllokohet rruga Transballkanike në Vlorë, pa paralajmërim. Trafiku ne qytetin e Vlorës 2 km në rrugën Transballkanike, sepse kalojnë çiklistitë dhe qytetarët e Vlorës nuk janë njoftuar për këtë gjë”, – thotë një nga banorët e zonës.