Autoritetet britanike kanë identifikuar autorin e sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në koncertin e Arianda Grande në Mançester.
Sipas mediave, autori është Salman Abedi 23 vjeç me origjinë nga Libia. Ai hodhi veten në erë në stadiumin ku zhvillohej koncerti, duke lënë 22 të vdekur shumica prej të cilëve ishin fëmijë.
Të paktën 119 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi kamikaz. Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.