Kjo video unike tregon se çfarë ndodh në të vërtetë kur një fëmijë “lind me këmishë”. Momenti është i mrekullueshëm dhe i rrallë. Ajo që ne e quajmë “lindje me këmishë” është një fenomen i jashtëzakonshëm që ndodh kur fëmija lind së bashku me qesen amniotike si një tullumbace e mbushur me ujë, që zakonisht shpërthen tek shtatzënat para lindjes. Kjo qese e mbron fëmijën nga lëngjet, si edhe nga presioni e kontraktimet e forta të mitrës.
Një lindje e tillë, sipas mjekëve, ndodh vetëm një në çdo 80.000 lindje. Ky moment që shikoni në këtë video është një operacion cezarian dhe mjekët që ndeshen me raste të tilla të rralla thonë se është një prej gjërave më të bukura në botë, sidomos momenti kur i porsalinduri “përpiqet” ta “hapë” vetë qesen për të përshëndetur botën.
Kot nuk thonë që të lindësh me këmishë është ogur i mbarë.