Edi Rama kërcënon me prishje të marrëveshjes politike me PD

0
277

Kreu i PS-së dhe njëkohësisht kryeministri Edi Rama është shfaqur i inatosur sot në Kashar. Nga njëra anë ai duket se ka pasur inatin edhe me televizionet, që nuk ja transmetojnë live takimet që nga dita e djeshme dhe nga ana tjetër me deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, të bëra mbrëmjen e djeshme për vettingun.

Rama është shprehur se nëse PD-ja nuk zgjedh këto ditë dy anëtarët e Komisionit të vettingut, atëherë ai do ta prishë marrëveshjen brenda muajit maj.

Ja çfarë tha Edi Rama sot në Kashar:

Saliu mbrëmë paska thënë që ne marrëveshjen e kemi për të çuar njerëzit në votimin për komisionet e vettingut, por jo për ti votuar dhe për të bërë veting me drejtorët e Edi Ramës.
Tani unë Saliut i them këtu një gjë të qartë dhe të prerë: Sali, në qoftë se PD-ja nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vetingut, pra nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit vettingut, marrëveshja është e prishur.
Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen. Vettingu është arsyeja themelore pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm, socialist dhe demokratë, si interesa që bëjnë vetëm një interes, interesin tonë kombëtar në këtë moment kur Shqipëria duhet të ngrihet për ta çuar flamurin kuqezi në oborrin e BE.
Nuk ka Por, sikur, ashtu apo ashtu: brenda majit, deputetë e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin edhe listën e ekspertëve që është verifikuar nga OMN anëtarët e dy komisioneve të vettingut dhe pastrimi i pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë sepse pastrimi i pallatit të drejtësisë është më i rëndësishëm se çdo gjë në këtë vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here