Prokuroria tërhiqet nga çështja e policit të dyshuar për kultivim droge

0
174

Pas zhurmës së madhe që bëri në media me arrestimin e disa shefave të policisë, të dyshuar për lidhje me trafikantët e kanabisit, prokuroria është tërhequr nga akuzat.
Ish-shefi i Rendit në Laç, Ylli Vata u dorëzua vete në polici dhe u lirua nga gjykata pas disa ditëve burg. Ai u shpall në kërkim dy muaj më parë dhe prokurorët e ngarkuan me akuza të rënda si “kultivim të lëndëve narkotike”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Prokuroria u tërhoq nga konspiracioni dhe akuza e vetme për Ylli Vatën është shpërdorim detyre.

Dy muaj më parë prokuroria hapi disa çështje hetimore kundër policëve të dyshuar për kultivim kanabisi dhe bashkëpunim me trafikantët. Pas largimit të Saimir Tahirit nga posti i ministrit, zelli i prokurorisë për të hetuar policinë, mori fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here