Rama zbaton strategjinë e fushatës së PS-së duke bërë batuta me Veliajn

0
183
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Gjatë një takimi elektoral në zonën e Kasharit, Edi Rama, duke kërkuar një mandat të dytë qeverisës, theksoi se nëse vota shkon për PD, edhe punët e Tiranës e të Veliajt do të mbeten përgjysmë.

Lali Eri thotë: Do bëjmë 30 shkolla, e dëgjuat? Votoni Saliun ju si shikoni shkollat, votoni Saliun ju edhe pastaj harroni Lali Erin duke bërë punë, e keni vetëm për dasma edhe për ngushëllime. Edhe ato i bo ky, i qan se i do njerëzit, por do vijë për ngushëllime, edhe s’do merret vesh do ngushëllojë Lali Eri ju për atë të shkretin që iku, apo do ngushëlloni ju Lali Erin që është bërë gjysmë njeriu. Jepjani votën Saliut… votoni Saliun…..”, – tha Rama.

Këto ditët e fundit, Rama e ka përsëritur disa herë këtë batutë duke bërë krahasimin e asaj që mund të humbasin nëse votojnë PD-në.

Në fakt, një krahasim i tillë, mës qeverisë Rama dhe asaj Berisha, duke thënë sa keq ishte kjo e fundit dhe sa keq mund të shkojnë gjërat nëse votohet, është një ndër pikat e strategjisë së fushatës së PS-së. Këtë gjë ai e ka thënë edhe për Vangjush Dakon e bashkisë Durrës.

Dhe siç duket, Rama po e zbaton më së miri, duke mos u ndalur tek ajo që ka rëndësi në një fushatë elektorale, programi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here