Takimet e para ju bëjnë me nerva dhe në rast se ju pëlqen ai person, hamendësoni nëse i keni pëlqyer edhe ju.
Por, sipas një studimi të ri, është një gjë që mund ta bëni në takimin e parë që t’ia jepni vetes gjasat më të mira për një takim të dytë: jini kurreshtarë.
Nëse bëni shumë pyetje për të dhe për jetën e tyre, ata janë më të prirur që të afrohen me juve, kanë gjetur hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit.
Shumë beqarë brengosen që dalin kurreshtarë në takimin e parë, por psikologët thonë se të shfaqësh interesim të sinqertë në dikë, mundet në mënyrë të madhe t’i rrisë gjasat që ata të duan të ju shohin sërish.