Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy denoncime të qytetarëve dixhitalë ku denoncohet Partia Socialiste e Kavajës dhe ajo e Durrësit.
Sipas dëshmive të qytetarëve, koordinatorët e PS kanë financuar udhëtimet turistike të gjimnazistëve që votojnë këtë vit kundrejt votës për ta.
STATUSI I BERISHËS
Narko-fushata elektorale e Norieges!
Qytetaret dixhitalë denoncojnë:
– turet turistike elektorale të gjimnazistëve me narko euro kundrejt votës. Kështu,
– Partia kanabiste e Kavajës ka dërguar me
-8 autobusë në Sarandë gjimnazistët e Kavajës. Kurse partia kanabiste e Durrësit ka dërguar me
-tre ditë pushime në Mal të Zi gjimnazistët e Katundit të Ri!
Kjo është fushata elektorale në Narko-Republikën e Noriegës! sb
“Mirëmbrëma doktor! Partia Socialiste Kavajë ka sjellë në Sarandë për pushime gjimnazin e qytetit 8 autobusë duke ja u paguar gjithçka udhëtim, hotel por dhe ushqimin. I dekriminalizuari Roshi e ka bërë punën e tij. Respekte”
“Përshëndetje doktor…..1dua të përshëndes për shumë shkolla që ke bërë në komunën è Katund i Ri Durrës dhe për gjimnazin që ti e bëre rikinstruksion dhe sot ato maturantë që janë atje kanë qenë 3 dit në Mal të Zi ekskursion dhe ia ka paguar të gjitha koordinatorët e PS dhe ato maturantë të gjithë votat e tyre do ja japin ps…të lutem Ndiqe këtë çështje kaq serioze për të drejtën e votës të lutem se po e morì prapë ky piktori do na detyrojë të ikim fare dhe ne që kemi ngelur….respekte dhe ju uroj shëndet të plotë…”