Drejtorët teknikë të PD, zbulohet emri i parë i propozuar nga Basha

0
255

Bëhet publik emri i parë i një drejtori pas marrëveshjes së arritur mes Ramës e Bashës. Gazetarja Elda Menga raporton për Balkanweb se Arjan Hoxha është emëruar drejtori i ri i Burgjeve.

 

 

Kujtojmë se Hoxha mbante më parë detyrën e ish-shefit të Krimit Ekonomik, që ka arrestuar edhe të atin e Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh.

Ky i fundit u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë. Siç deklaronte vetë Hoxha lirimi nga detyra ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe Sajmir Tahiri.

Hoxha zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin, Miklovan Kopani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here