“LSI, forca e parë politike që vendosi barazinë gjinore në statutin e saj”

0
226

LSI është shprehur se do të dalë forcë e parë në këto zgjedhje. A është realiste kjo ambicie?

Mendoj që synimi dhe besimi i LSI-së për të dalë forcë e parë bazohet në mbështetjen e gjerë që ne kemi në elektorat, në programin tonë zgjedhor realist që adreson problematikat kryesore të vendit dhe dhënien e propozimeve konkrete për zgjidhjen e tyre. Bazohet në punën e përditshme të strukturave tona me njerëzit dhe në mbështetjen që ata na japin dhe që LSI ju jep atyre. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është një forcë arrogante por një forcë e përgjegjshme që merr përsipër zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. LSI është një parti që e ka treguar këtë përgjegjshmëri nëpërmjet kontributit të vazhdueshëm të përfaqësuesve tanë në pushtetit qendror dhe vendor, nëpërmjet fjalës së mbajtur dhe impenjimit total për të zgjidhur krizat politike në vend.  Për këto arsye dhe për shumë të tjera jam e bindur që LSI do të arrij objektivin e saj për të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

 Na flisni pak për shtyllat ku mbështet programi i LSI-së në këto zgjedhje?

LSI ka në fokus të kësaj fushate të rinjtë dhe gratë e vajzat. Kjo për faktin e thjeshtë se janë dy grupime të mëdha që mbështesin fort LSI-në. Kjo mbështetje vjen si rrjedhojë e investimit të madh që është bërë nga LSI për to. Mos harrojmë se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e parë që vendosi barazinë gjinorë në statutin e saj, më shumë se 5 vjet më parë, duke sanksionuar përfaqësimin e barabartë të grave dhe burrave në të gjitha organet drejtuese të partisë. Po kështu LSI është partia e parë që futi në të gjitha listat e saj për kandidatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore mbi 50% te rinj dhe të reja. Po risjell një shembull që e përmenda pak më lart: grupi i këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka më shumë se 65% të tij të rinj e të reja në përbërjen e tij. Po kështu lista e kandidatëve për deputetë të qarkut Tiranë ka mbi 60% të rinj në përbërje të saj. Ndërkohë LSI është e bindur që të fuqizosh një grua ke fuqizuar familjen dhe si rrjedhoje ke fuqizuar edhe shoqërinë.

Kjo për faktin e thjeshtë se kur një grua ka një të ardhur, pra është e pavarur ekonomikisht, investimi i saj i parë është për fëmijët dhe familjen, për t’ju ofruar fëmijëve mundësi më të mira shkollimi, mundësi më të mira jetese, një ambient familjar më të qetë dhe një të ardhme më të mirë. Duke qenë familja bërthama e shoqërisë, një familje e konsoliduar, pa problem sociale e ekonomike të thella do të thotë si rrjedhojë një shoqëri më e qetë dhe më e zhvilluar. Prandaj për ne, si forcë politike është shumë e rëndësishme mbështetja e grave dhe vajzave dhe kjo pasqyrohet edhe në programin tonë elektoral ku parashikojmë si kualifikime profesionalë për gratë dhe vajzat, programe mbështetëse për bizneset e drejtuara nga gratë nëpërmjet granteve dhe kredive te buta, iniciativa për gratë në sektorin e bujqësisë apo të bizneseve start-up ashtu edhe rritjen e përfaqësimit të tyre në biznes apo në bordet e kompanive të listuara. Përfshirja e gjerë e grave në vendimmarrje dhe politikbërje është një shërbim i vyer për vendin dhe qytetarët e tij, dhe vendi ynë ka nevojë për një aset të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here