“Nuk mund të largohesh kështu”, mesazhi i ndjerë i Monika Kryemadhit për ndarjen nga jeta të deputetit të LSI

0
213

Zëvendës kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë ndër të parat që ka reaguar pas ndarjes nga jeta të deputetit të kësaj partie, Gjovalin Kadela.

 

 

“Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë!,” shkruan Kryemadhi në Facebook.

Prej disa kohësh ligjvënësi 53-vjeçar i Lezhës vuante nga një sëmundje e rëndë, (pankreasi akut) duke u tërhequr dhe nga politika.

Kadeli, ashtu dhe siç dihet, ka qenë si fillim deputet i PS, (2009-2013)ndërsa në 2013-ën e futi PD në listat e saj. Më pas, Gjovalin Kadeli kaloi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa si deputet ka shërbyer në dy legjislatura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here