Rita Ora tregon momentin e tmerrshëm në jetë dhe terapinë për ta kaluar

0
233

Super-ylli Rita Ora ka treguar se kishte kërkuar terapi pasi ka problem me gjumin pas traumës së marrë nga hajduti. Rita ka folur hapur për shëndetin e saj mendor dhe për anën e errët të famës, shkruan TheSun.

Më 28 nëntor 2015 ajo pësoi një traumë, pasi dikush i kishte hyrë në shtëpinë e saj në Londër, ku flinte me motrën e saj Elenën, duke i marrë 200.000 paund. Ajo zbuloi për emisionin Bizzarre Life, se ishte dashur për të marrë terapi për ta kthyer jetën në rrugën e duhur.

Rita tha se edhe sot ka problem me gjumin, ngase vetëm të dish se një person i huaj ka hyrë në shtëpinë tënde është ndjenjë e keqe. Madje këngëtarja tha se motra e saj, Elena e kishte edhe më të vështirë kalimin e kësaj situate ngase është përballur me grabitësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here