Ish-kryeministri Sali Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me anë të një mesazhi në Facebook, Berisha uron këtë muaj të shenjtë për të gjithë ata besimtarë që do të argjërojnë.
“Urime!
Sot besimtaret musliman shqiptare nisen agjerimin e muajit te madherishem te Ramazanit. Me kete rast, nga zemra uroj te gjithe ata qe, ne respekt te besimit tek Zoti, nisen agjerimin qe i madhi Zot t’ua pranoje sakrificen e tyre!!”, shkruan Berisha në Facebook.