FOTO/ Pritën 17 vjet për një fëmijë, por u bënë me 6

0
210

Një spital në Virginia të SHBA bën të ditur se kanë lindur gjashtënjakë, tre djem dhe tre vajza.

VCU Medical Center në Richmond, raporton CBS News,  bëri të ditur lajmin në një deklaratë duke thënë se gjashtënjakët lindën në këtë spital. Bebushët kanë lindur në 11 maj nga prindër të cilët kishin 17 vjet që përpiqeshin të kishin një fëmijë.

Një skuadër prej 40 personash u përfshi në lindjen që ndodhi disa orë përpara planifikimit. Ajibola Taiwo, nigeriane me origjinë, solli në jetë fëmijët me lindje cezariane.

Çifti mësoi se Ajibola ishte shtatzënë me 4 fëmijë në nëntor, dhe vetëm kur arritën në spital për të lindur mësuan se bëhej fjalë për gjashtë fëmijë.

Babai i tyre, Adeboye Taiwo, tha se ishte mjaft i lumtur pas një kohe të gjatë.

Gjashtënjakët janë mjaft të rrallë. Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit, në 4 milionë lindje në SHBA në 2015, vetëm 24 ishin pesënjakë.

ImageImage

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here