Ka vetëm disa orë që janë publikuar listat për kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit ku ajo që ra në sy ishte moskandidimi i disa prej zërave kryesorë të PD-së si; Patozi, topalli, Bregu, Bode dhe Selami.
Shumë diskutime dhe polemika kanë ardhur pas publikimit të saj.
Për herë të parë ka komentuar zgjedhjen e kandidatëve ish-kryeministri Berisha.
Ai është distancuar nga listat e kandidatëve për deputetë të PD-së.
Berisha thotë se listat janë hartuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi janë detyrë e tij.
Një qytetar i ka shkruar i shqetësuar Berishës mbi listën e kandidatëve për deputetë. Pas publikimit të listës së PD, ka patur reagime të shumta për shkak të emrave që janë futur si kandidatë.
Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
“Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishktyetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re.Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.