U la jashtë listave nga Basha, reagon deputetja demokrate: Beteja ime vazhdon

0
287

Një ndër emrat që u la jashtë listës së PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, ishte demokratja Arbiola Halimi.

Edhe pse Basha e quajti si një proces të vështirë zgjedhjen e kandidatëve, ai nuk përfshi në listën e PD-së, shumë figura të spikatura si Astrit Patozin, Majlinda Bregun dhe Jozefina Topallin.

Ndërsa, Halimi ka reaguar në lidhje me moskandidimin e saj nga Basha, ku thotë se beteja e saj për një Shqipëri të lirë vazhdon.

Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, deputetja e PD-së ka falenderuar të gjithë mbështetësit.

“Falenderoj gjithë mbështetësit e mi. Beteja ime për një Shqipëri te Lire vazhdon. Jam krenare për betejën qe kam bere. E drejte dhe me dinjitet. Ju falenderoj te gjithëve!”- shkruan ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here