Eni Çobani përlotet në rubrikën e saj, ”babai” i saj i bëri surprizën që se priste

0
429

Eni Çobani, që prej 5 vitesh është kthyer një personazh mjaft i dashur për publikun përmes rubrikës së saj “Shihemi në Gjyq” tek emisioni “E diela Shqiptare”.

Sot, ashtu si asnjë emision më parë, ajo është surprizuar pafund nga stafi i emisionit për shkak të ditës së saj të lindjes.

Një familje, e cila kohë më parë ka qenë pjesë e këtij emisioni në një seancë ndërmjetësimi tashmë kishte arritur të fitonte pronësinë e shtëpisë përmes një vendimi gjykate.
Ata erdhën në studio për të surprizuar Çobanin dhe për ta falenderuar. Ndër të tjera kryefamiljari i kësaj familje i tha juristes se nga sot ai kishte një vajzë të dytë. Kaq ka mjaftuar që ajo të shpërthejë në lot duke i përqafuar dhe më pas duke përqafuar moderatorin Ardit Gjebrea.
Kujtojmë që Eni prej disa kohësh nuk e ka më babain e saj. Ndër të tjera një tjetër surprizë e këndshme ishte edhe torta me formën e çekiçit të drejtësisë. Në fund të surprizës Arditi e falenderoi për këto vite bashkëpunimi duke theksuar se edhe për shkak të miqësisë së tyre të sinqertë puna ka ecur edhe më mirë.
Çobani mes lotësh dhe emocionesh është shprehur: “Mendova që e mbylla dje ditëlindjen por e festova sot me ju. Ky 5 vjeçar mua më ndryshoi jetën, ndërsa shqiptarëve u dha mundësinë e madhe të qetësojnë shpirtin. Kjo miqësi na ka bërë të nevojshëm për shqiptarët, ne jemi këtu për ju në çdo moment,”-ka përfunduar juristja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here